Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u lirua dy herë Taulant Beqiraj, i përfshirë në konfliktet mes dy bandave rivale në Vlorë

15:55 / March 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministri i Brendshëm, Besart Lamallari, e cilësoi absurd vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, për të liruar nga burgu një njeri që policia e kishte arrestuar dy herë, duke akuzuar gjykatat se po pengonin punën e policisë.

Në daljen e tij për mediave ai sqaroi me detaje edhe dy rastet kur ishte arrestuar Taulant Manaj, Beqiri.

 “Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, tha Lamallari.

Ai u përfshi në një përplasje me armë mes dy bandave rivale në qytetin e Vlorës ndërsa këto janë pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga Report Tv.

Pas arrestimit, ndonëse gjykata e Vlorës e la në burg, Manaj arriti të merrte masën arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për shtetasin Taulant Manaj. Me Vendimin Nr.979 datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest ne burg”, ne masën e sigurisë “ Arrest në shtëpi “ për shtetasin Taulant Manaj”,- theksohet në deklaratën e Lamallarit.

E ndërsa ishte në arrest shtëpie, Manaj e ka thyer atë. “Më datë 23.06.2018, arrestohet sërish i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe i municioneve “ dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve “. Me Vendim Nr. 1416 date 06.08.2018, Gjykata e Shkalles së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal “ Arrest në burg” me masën e sigurisë “ Arrest në shtëpi”, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës./Shqiptarja.com

Taulant Beqiraj Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.