Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 22-të të Superligës. Teuta kryeson 1-0 në sfidën direkte kundër kryesuesëve të Vllaznisë. Goli I Devi Bregut në minutën e 26-të vendos deri tani përballjen që po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit.
Në ndeshjen tjetër të rëndësishme, Laçi mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 kundër Kukësit. Në sfidën që po luhet në “Elbasan Arena” vendos goli i shpejtë i Mustës që në minutën e tretë. Vijon…