Kukësi nuk pranon më të drejtohet nga gjyqtarë të cilët janë bërë problematikë në të kaluarën dhe të cilët klubi i cilëson fajtorë për situatën në renditje të këtij ekipi. Konfirmimi vjen nga presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, i cili në “Rubrika Sportive” ka treguar se çfarë etapash do të ndiqen tani që është kërkuar edhe hapja e procedimit penal ndaj gjyqtarit Klajdi Kola pas pas humbjes me Laçin.
“La shije të hidhur shumë, padiskutim. Ishte një estradë nga një arbitër që ne e kishim kundërshtuar dhe edhe me Trianën, ku bashkë me anësorin anulluan gol të rregullt. E kishim shpallur non grata por për çudi ishte po aty. Nuk është hera e parë apo e dytë, është 5-6 ndeshje që ka ndodhur pothuajse i njëjti fenomen.
Unë nuk futem në mendjen e të tjerëve se nuk besoj të paktën te kryesorët e federatës që kanë këtë mendje. Por ky arbitër shfaqet sikur ka qenë pjesë e administratës së Laçit, se edhe vjet Duro tha për të, është i njëjti arbitër që ne na ka ndëshkuar gjtihmonë. Por sa herë vjen, e patë vetë me këta penallti që kidhte, pa diskutuar probleme të tjera që ka loja. Gjyqtarët gabojnë, por ishte tendencioz se e vendosi ndeshjen, ndaj ne do të marrim hapat tonë e do t’i drejtohemi FSHF apo Ligës.
Ekipi i Kukësit ka disa sezone që paguajmë e luajmë larg fushës tonë. Sikur të mso mjaftonte kjo, vijnë këto palo arbitra si puna e këtij, kamikazi Klajdi Kola. Ka qenë vetëm ky në 2-3 ndeshje që ka dënuar Kukësin. Vetëm në ndeshjen me Tiranën e Laçin të gjithë e dinë se çfarë ka bërë. Kemi bërë shkresë në federatë që ky arbitër, nuk duhet të na arbitrojë. Ky është arbitër i Laçit, sa herë që ka qenë ky arbitër me Laçin, ky patjetër ka pas fitoren në xhep. Klubi investon prej 10 vitesh e themi të forcojmë këtë kampionat, e produkti të jetë i mirë edhe për ta tregtuar. Por për çudi disa arbitra vijnë e godasin produktin, është e pafalshme dhe nuk mund të rrija pa e denoncuar këtë rast.
Informacionin e kishim marrë sot se ishte ai, nuk kishim si ta kontestonim se e kishim bërë me shkresa. E mësuam sot e më thanë se do të vijë ta mbajë drejt. Thashë ishalla i ka nxjerrë konkluzionet e do të vijë të mbajë drejt. Kushdo të ishte më i miri të fitonte. Por këtë vit e kam thënë që kemi peshë të rëndë se dy sezone e gjysmë jashtë, nuk kemi stadiumin e fushën tonë, të vijnë edhe këta e të nab ëhen rëndesë edhe më të madhe, ne nuk jemi Barcelona… Kjo do të thotë të godasësh produktin, një ekip që ka bërë histori në Shqipëri, që ka luajtur ndershëm. Nuk shmangim përgjegjëistë tona, por mendoj se Kukësit i është vjedhur jo më pak se 5 ndeshje. Po janë 15 pikë e po t’i mbledhim do të ishim shumë mirë në klasifikim, ne kemi bërë gjithçka që të zgjidhim nëpërmjet federatës dhe ligjit.
Çfarë të bëjmë më shumë për këtë arbitër, përveçse ta çojmë për shpërdorim detyre në Prokurori. Ne dyshojmë se ky është blerë, është shitur dhe është arbitër që Laçi e ka personal. Merr ndeshjet me radhë, ku ka qenë ky ka fituar Laçi, e tregon edhe me penalltinë e sotme që vetëm ashtu nuk është. Natyrisht që në rrugën zyrtare me federatën janë shkresat, edhe kështu edhe me Ligën. Po Liga është në fletë të bardhë e nuk regaon. Klubet që investojnë nuk duhen goditur në këtë mënyrë. OK gabime do bëjnë arbitrat, e do vazhdojnë, njerëzore. Por kur bëjnë gabime si sot është faj e jo gabim, se vendosi rezultatin e ndeshjes. Mund të fitonim ne apo Laçi me të drejtë, por t’i japësh trepikësihn Laçit se dua unë, është e pafalshme e nuk është hera e parë.
Po të shihni të gjitha ndeshjet, të jenë të bindur se i është ngrënë haku Kukësit dhe nuk e di arsyen. Pse i ka bërë? Nuk ia kam idenë. Po ta dija do e thoja, nuk e di këtë gjë. Nuk besoj dhe nuk dua ta besoj se nga kryesorët e federatës të jenë. Kam biseduar me një nga shefat dhe ai ishte mërzitur shumë për këtë arbitër. Por nuk mund të akuzoj asnjë se nuk kam ide të qartë se kush është prapa tyre dhe kush i bën, nuk akuzoj pa fakte e prova. Por fakti është që Kukësi do ta dërgojë në Prokurori.
Liga duhet të reagojë, Liga për këtë është, të mbrojë klubet. I kemi dërguar edhe Ligës shkresë, nuk ka reaguar. Ky produkt po ndëshkohet nga këto arbitra kamarierë, dhe vijnë e bëjnë kamikaze. Janë edhe 2-3 të tjerë, ka edhe të mirë, nuk i përgjithësojmë të gjithë. Gabimet njerëzore do të vazhdojnë, por ky është faj me tendencë për të përcaktuar rezultatin. Kush është ky Klajdi Kola? Një arbitër i punësuar se nuk ka shpjegim tjetër, në administratën e Laçit. E bëri një herë me Tiranën, e ka ka bërë edhe herë tjetër.
Mendoj se Kola nuk është për Superiore, është ordiner, hajdut i vogël dhe nuk mudn të drejtojë ekipe në Superiore. Është një arbitër që e ka treguar veten që ka bërë gafa dhe faje të rënda. Sa herë kemi ndeshje me Laçin marrin Klajdin se është kamikaz, është e papranueshme. Nuk dolëm kampion vitin e kaluar me ekipin më të mirë, se një arbitër këtu e nëj atje. Nëse do vazhdojnë kështë, është e thjeshtë, nuk e duan Kukësin në Superiore, e mbyllim, nuk ka probleme”, tha Gjici.