Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasja e Metës me efektivët e policisë bën ‘bujë’ në mediat serbe: Kaos në Shqipëri! Sherri mes Presidentit dhe kryeministrit Rama ka arritur kulmin

21:36 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta perplasja dhe shkrimi i medias serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi përplasjes së Presidentit Ilir Meta me efektivët e Policisë Bashkiake, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme, në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike. Konkretisht, Novosti.rs shkruan se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas medias serbe, Meta ka akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama.

“KAOSI I PËRGJITHSHËM NË SHQIPRI: Presidenti Meta u përplas me policinë, duke arritur kulmin në një përplasje me Kryeministrin Rama. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me policinë, e cila u përpoq me forcë të hynte në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike, duke akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama. Meta vuri në dukje se ai e konsideron përpjekjen e policisë shqiptare për të hyrë në mjediset e partisë si një grusht shteti. Zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë do të mbahen në 25 Prill,”– shkruan media serbe.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili u thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.