Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Formacioni i kombinuar/ Tirana-Partizani, ja lojtarët që kushtojnë sa një “thesar”

23:25 / March 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partizani Tirana11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana apo Partizani? Rezultati do të vendoset në fushë, ku lojtarët e të dyja ekipeve do të bëjnë maksimumin e tyre. Kjo është e garantuar, pasi kemi të bëjmë me një ndeshje derbi dhe si zakonisht nuk do të mungojnë deklarata e zakonshme “që derbi luhet për t’u fituar, derbi nuk ka favoritë apo që i ka të tria rezultatet brenda”. Të dyja ekipet në përbërje kanë lojtarë cilësorë, që kanë edhe vlerat e tyre në treg. Faqja e specializuar për këtë qëllim, “transfermarkt”, së fundmi ka përditësuar shifrat dhe nëse ndërton një formacion me lojtarët më të vlerësuar nga Tirana dhe Partizani.

Visar Bekaj merr vendin e formacionit më të shtrenjtë, pasi vlerësohet 400 mijë euro. Alban Hoxha, 225 mijë. Si mbrojtës i djathtë, rreshtohet Toshevski, me 350 mijë euro, që vlerësohet sa dyfishi i Hektor Idrizaj. Në qendër të mbrojtjes, Najdovski dhe Belica, që vlerësohen respektivisht 350 mijë dhe 30 mijë euro. Si mbrojtës i majtë, talenti Ismajlgeci, që vlerësohet 325 mijë euro, plot 100 mijë më shumë se Hakaj. Për të kaluar në mesfushë, janë dy lojtarë të Partizanit dhe një i Tiranës. Idriz Batha me 400 mijë euro përfaqëson bardheblutë, ndërsa Broja dhe Mala, që vlerësohen me nga 350 dhe 325 mijë euro, marrin dy vendet e tjera.

Në sulm, ka dilema të mëdha. Zhunior, Asani, Çinari, Seferi, Torasa e Vairinen, janë lojtarë që i do çdo trajner, por vetëm tre nga ta marrin një vend në formacionin më të shtrenjtë. Çinari me 300 mijë euro rreshtohet në të djathtë të sulmit, ndërsa Stenio Zhunior në qendër, me kartonin e tij që kap shifrat e 400 mijë eurove. Ndërsa në të majtë të repartit ofensiv, rreshtohet Agustin Torasa, me argjentinasin që e ka vlerën 225 mijë euro në treg.

kushtojne lojtaret Tirana-Partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.