Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lorenc Vangjeli/ Dialogu me tritolin që shpërtheu në parking për t’u dëgjuar në Tiranë

18:46 / March 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lorenc Vangjeli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eshtë një gjë e rrallë që në koorporatën e juristëve të gjenden individë që flasin mirë për profesionalizmin e kolegëve të tjerë. Juristi juristit i gjen gjithmonë njolla në portret, thuhet shpesh për njerëzit e pushtetit të tretë që në këto vite janë nën një sulm të trefishtë nga pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ dhe opinion publik duke krijuar idenë e gabuar se mbas çdo gjykatësi e prokurori qëndron një fajtor. Se mbas secilës pelerinë të zezë është një tregtar drejtësie, një palë me banditët dhe një thes i fshehur me lekë. Por fatmirësisht nuk është kështu gjithmonë kështu.

Pothuaj askush nga njerëzit e drejtësisë nuk ka mundur të thotë një gjysmë llafi të lig për çiftin e magjistratëve Muçaj, gjykatësen Gentiana dhe prokurorin Arjan, makina e të cilëve u hodh në erë nga tritoli në parkingun pranë banesës së tyre. Juristë me integritetin më të lartë të mundshëm dhe profesionistë të klasit të parë, siç shquan CV-ja e tyre dhe hetimet e para të policisë, ata kaluan ndoshta natën më të keqe në jetën e tyre kur makina e tyre modeste u hodh në erë.

Pa armiq dhe pa konflikte personale, prokurori Muçaj e lidh ngjarjen vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi. Kush dëgjon përtej zhurmës, kupton se tritoli foli në emër të gjithë atyre që janë në armiqësi dhe kanë hyrë në konflikt me reformën në drejtësi.

Çifti i magjistrateve Muçaj është vetëm pamja, thelbi është gjetkë. Janë porta ku trokitet, por jo dera që duhej kapërcyer. Eshtë shumë më shumë se një lajm i kronikës së zezë. Pikërisht për këtë arsye, vëmendja ndaj tyre dhe familjes së tyre duhet të jetë maksimale sepse nuk bëhet fjalë për individët, por për simbolet. Tritoli që shpërtheu në garazhd, është mesazh simbolik për reformën dhe që të dëgjohet si simbol i mesazheve të forta në Tiranë. Jo vetëm solidariteti, përkrahja dhe mbrojtja e pakushtëzuar ndaj ciftit të magjistrateve, por sidomos hetimi, zbulimi dhe ndëshkimi i autorëve dhe motiveve të tyre, është përgjigja e vetme me të cilën mund të dialogohet me tritolin e ketij akti terrorist.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

16:40 / September 7, 2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

11:49 / September 7, 2026

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

11:41 / September 6, 2026

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, por mbetet non grata në Tiranë

18:00 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.