Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarja në Elbasan dhe përplasja e Ilir Metës me policët / Ish-ambasadori amerikan Arvizu ka këtë mesazh të fuqishëm për politikanët shqiptarë

17:21 / March 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arvizu111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare. Ai ka bërë apel politikës shqiptare të largohen nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri tjetrit.

Arvizu tha se nuk habitej me incidentet e para të fushatës, por theksoi se qytetarët duhet të vendosin se çfarë është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre.

“Është e rëndësishme të votoni, shumë e rëndësishme, mos humbni shpresën, vota ka vërtetë peshë,” – ishte apeli i Arvizu për qytetarët shqiptare.

Gjatë intervistës Arvizu kujtoi zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 gjatë së cilave u përdor gjithashtu gjuhë e ashpër nga politika, por që “në fund të dyja ato zgjedhje u panë si të besueshme”. Thënë këtë Arvizu tha se kishte pritshmëri se edhe zgjedhjet e ardhshme “do të jenë të besueshme”.

“Njerëzit thjesht duhet të fokusohen tek politikat, më kupton, të largohen nga konfliktet mes personaliteteve nga sulmet ndaj njëri tjetrit, shfrytëzimi i medias…e di që është e thjesht në teori dhe e di që në realitet nuk është aq e thjesht. Por njerëzve thjesht u duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin ç’është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre,” – tha ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Arvizu.

Diplomati amerikan tregoi se është i informuar për zhvillimet në Shqipëri, si për shembull ndryshimet e kodit zgjedhor, pasi vijon të mbajë kontakte në Tiranë. Sipas tij zgjedhjet e 25 prillit do jenë një test për partitë kryesore dhe diplomacia amerikane pret që procesi të jetë i rregullt dhe i paqtë.

“Vota ka vërtetë peshë dhe ndryshimi është i mundur vetëm nëse njerëzit paraqiten ditën e zgjedhjeve për të votuar. Edhe nëse votoni për mazhorancën edhe nëse votoni për opozitën, ndryshimi nuk është i mundur nëse nuk votoni,” – ishte mesazhi i Arvizus për shqiptarët.

Me rastin e 30-vjetorit të ri-vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, diplomati amerikan e vlerësoi Shqipërinë si “mik të mrekullueshëm të SHBA-së”.

Ai pranoi se mund të bëhej më shumë për të ndihmuar në arritjen e standardeve demokratike, por theksoi se demokracia është “një proces” dhe “është shumë e domosdoshme që të qëndrohet në rrugën e nisur” duke nënkuptuar këtu reformat si ajo e drejtësisë.

 “SHBA duhet të jetë më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor” për sa i përket investimeve dhe politikës pasi “në rajon ka shumë forca që po punojnë dhe jo të gjitha janë pozitive dhe demokratike”, u shpreh Arvizu për Euro Neës Albania.

arvizu tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.