Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar listën me 26 emrat e futbollistëve që do të jetë të gatshëm për 3 sfidat e para kualifikuese të Kupës së Botës, kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë.
Tekniku i “tre luanëve” nuk i ka kursyer risitë në ndeshjet e programuara gjatë muajit mars. Sulmuesi i Aston Vija, Ollie Watkins dhe portieri i West Brom, Sam Johnstone kanë marrë ftesë për herë të parë, me Southgate që premton minuta për duelin me kombëtaren tonë.
Numri 1 i pankinës së Anglisë ka rikthyer në urdhërat e tij emra si Jesse Lingard dhe Luke Shaw.
Ndërkaq, jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar kanë mbetur mbrojtësi i Liverpool, Trent Aleksandër Arnold për arsyeje teknike dhe sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, Jadon Sancho për shkak të një dëmtimi.
