Profesor Genc Sulçebe u shpreh se pikërisht prania e variantit anglez të kovidit që ka shkaktuar rritje të vatrave të infektimeve në vendin tonë.
“Padyshim, kemi konstatuar se kemi të bëjmë me këtë variant në Shqipëri dhe ky variant po bëhet dominues në Evropë dhe gjatë muajit mars do të jetë dominues në të dyja kontinentet, në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Është më ngjitës dhe në këtë mënyrë është edhe më problematik. Është garë që bën virusi për të mbijetuar. Ndaj dhe vaksinimi duhet të jetë sa më masiv, më i shpejtë që të konkurrojë virusin, para se ai të krijojë mutacione të reja. Është një garë mes vaksinës e cila synon të pengojë transmetimin e virusit dhe virusi që do të mbijetojë”, u shpreh Sulçebe i ftuar në “Shqip show”.
