Në stadiumin “Liri Ballabani” është luajtur përballja Burreli-Erzeni. Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të fortë e të shpejtë. Vendasit e Samuel Nikës patën raste të shumta shënimi por goli i vetëm i ndeshjes erdhi në në minutën e 87 kur portieri mik e kthen topin në lojë dhe Danaj gjuan rreptë dhe gëzon vendasit.
Pas golit lojtarë dhe zyrtarë të Klubit Erzeni sulmojnë fizikisht gjyqtarin ansorë dhe efektivët e Policisë.
Kjo bëri që takimi të zgjasë 10 minuta më shumë. Në 99′ kapiteni shijakas Troplini godet futbollistin burrelas Hasa. Kryesori i ndëshkon të dy futbollistët me karton të kuq.
Drejtuesit e klubit vendas distancohen nga veprimet antisportive të Shijakut.



