Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj nga Rrogozhina: Basha nuk voton dot as veten sepse i ka skaduar karta e identitetit!

12:01 / March 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60572108a6d83
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar kreun e PD-së Lulzim Basha, si një kukull në duart e Ilir Metës.

Më tej Veliaj tha gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, se Basha nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit.

“Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i fortë. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë”-tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri thirrje komunitetit të Rrogozhinës që të mendojnë për interesin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, jo për njerëz që duan të rikthejnë të shkuarën.

“Partitë e tjera ofrojnë të shkuarën, rikthimin e Saliut, Fatmir Mediut, të Shpëtim Idrizit, të Dules, njerëz që nuk i lidh asgjë. Monarkisti me republikanin, PDIU me partinë e grekëve – nuk i lidh asnjë gjë, i lidh vetëm interesi për karrige. Ndërsa ne këtu na lidh interesi për Rrogozhinën, për familjet tona dhe për të gjithë qarkun e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.