Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rindërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”, dyfishim i kapacitetit me standardet më të mira

13:20 / March 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 3 696x398 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e godinës së re.

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, inspektoi sot nga afër kantierin e gjimnazit “Sami Frashëri”, një nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit.

“Gjimnazi “Sami Frashri”, do të jetë shkolla më e madhe dhe e bukur në Shqipëri. Në traditë të vet po kthehet edhe në modernizimin e ambienteve mësimore edukative dhe në aspektin e arkitekturës po kthehet në një simbol të dijes dhe arkitekturës moderne me 48 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës”, – tha Ahmetaj.

Ministri vlerësoi se, kjo shkollë po transformohet në arkitekturë model të Rindërtimit, me një projekt fantastik që jo vetëm siguron dyfishimin e kapacitetit të shkollës, por sjell në kryeqytet një tjetër vepër të denjë për skenën e arkitekturës bashkëkohore, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për nxënësit e mësuesit.

“Jam krenar që kjo shkollë ndërtohet më e madhe më e bukur për fëmijët kryeqytetit por jo vetëm. E mbani mend gjithë atë bolori politike, që këtu do të ndërtohej pallat. Pyes qytetarët a mbajnë përgjegjësi gënjeshtarët që thanë se këtu do të ndërtohej pallat? Këtu po ndërtohet shkolla.

Jemi aktualisht në katin 0 ka mbaruar kati -1, po vijon ndërtimi.

Jemi në zonën ku ishte shkolla. Thanë që do të lëvizte shkolla, thanë që do të ishte diku tjetër ,thanë që këtu nuk do të ndërtohej shkollë. Pres t’ju kërkojnë falja fëmijëve dhe komunitetit të Tiranës , por dhe të gjithë fëmijëve dhe prindërve të gjithë zonave të rindërtuara, që në momentin e parë ku dhimbja ishte shumë e madhe, dolën e thanë që nuk do të bëhet asgjë. Të mos i mbyllin sytë se falje mbase nuk dinë të kërkojnë e të shohin se çfarë po bën kjo qeveri dhe kryeministri Rama”- u shpreh Ahmetaj.

Ministri informoi se, janë 160 shkolla që po ndërtohen në të gjithë territorin bashkë me donatorin, janë 5 mijë njësi individuale dhe 12 mijë apartamente të reja.

“Por të mos harrojmë se në janar 2002 ishin 11 mijë familje në çadra e sot janë 500 të cilët marrin bonusin e qirasë”- tha Ahmetaj.

“Jam i bindur se puna vlerësohet dhe shqiptarët dinë të vlerësojnë se kush iu gjend pranë, atë natë të vështirë të tërmetit dhe kush i gjendet shqiptarëve në ditët e pandemisë duke u kujdesur për shëndetin e shqiptarëve dhe kujdesur që vaksina të shkojë tek çdo shqiptar në kohën e duhur”- deklaroi ai.

Gjatë inspektimit Ahmetaj u njoh nga inxhinieri se aktualisht po punohet në një godinë me 2500 m2 sipërfaqe dhe në fund të prill parashikohet që punimet të jenë në katin e fundit të karabinasë ndërkohë që tetor parashikohet të kryhet koalidimi i objektit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.