Policia ka gjobitur 3088 drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të ndryshme që mund të shkaktojnë aksidente.
834 gjoba janë vendosur për parakalime të gabuara; 748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 29 masa për shkelje të semaforit.
Gjithashtu janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
