Benevento ka shkaktuar tronditje të madhe në Serie A, pasi mundi kampionin në fuqi, Juventusin, duke ia zbehur dukshëm gjasat për ta mbrojtur titullin.
Adolfo Gaich e shënoi golin e vetëm dhe atë që ishte goli i tri pikëve historike për Beneventon në Allianz Stadium, në përpjekjet e saj për mbijetesë në ligën elitare italiane të dielën.
Si pasojë e kësaj humbjeje, e cila e katërta për skuadrën e Andrea Pirlos këtë sezon, bardhezinjtë mbeten në shifrën e 55 pikëve, 10 larg liderit Inter, 11 ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.
Postime te ngjashme
Add A Comment
