Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Hoqi dorë nga titujt mbretërorë, Princ Harry nis një punë të re

18:28 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prici Harry
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princ Harry ka nisur një punë të re, pasi ai hoqi dorë nga titujt mbretërore dhe u largua përfundimisht nga pallati së bashku me Meghan. Kompania “BetterUp”e fokusuar tek teknologjia, ka zbuluar ditën e sotme se Duka i Sussex do të shërbejë si shef i ndikimit.

“Ne jemi shumë entuziastë nga modeli i tij i frymëzimit dhe ndikimi përmes veprimit. Si një qytetar i vërtetë i botës, ai i ka dedikuar jetën e tij punës për të sjellë vëmendjen tek nevojat e ndryshme të njerëzve dhe për të përkrahur iniciativat e shëndetit mendor.

Si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, Princ Harry do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin tonë për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor dhe potencialin njerëzor”, ka thënë themeluesi i kompanisë për Harry-n.

Ky i fundit gjithashtu është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie dhe për të ndihmuar njerëzit për t’i kthyer dhimbjet në qëllim të mirë dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor. Vetë Harry ka treguar se ka pasur shumë probleme me shëndetin mendor pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshë Dianës. Në lidhje me këtë temë ai diskutoi së bashku me partneren Meghan Markle, në intervistën përballë Oprah Winfrey, që bëri xhiron e botës.

Meghan tregoi se ajo kishte pasur probleme të theksuara me shëndetin mendor për një kohë të gjatë, aq sa mendonte të vriste veten dhe se pallati mbretëror nuk e kishte ndihmuar. Më pas ajo kishte gjetur zgjidhjen pasi kishte folur hapur për këtë çështje me Harry-n.

Princ Harry
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.