Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Raporti/ Rënia e lindjeve, ja pesë qarqet në vend nga vjen alarmi

08:36 / February 20, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pesë qarqe, Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018, teksa numri i tyre ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë edhe Tiranën.

Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose -1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%.

Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënëme 16 për qind, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31 për qind. Sipas autoriteteve lokale Korça po vuan nga tkurrja e popullsisë me shumë se qarqet e tjera për shkak të kostove të larta që krijon dimri i gjatë.

Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti.

Për shkak se është qarku më i varfër në vend, Kukësi është përballur me migracion të brendshëm dhe emigracion përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Pas Korçës dhe Kukësit, qytetet e Fierit dhe Vlorës panë rënie të madhe të numrit të lindjeve me mbi 12 për qind, dy here me shume se mesatarja kombëtare prej 6.2 %.

Ulja në vijimësi e numrit të lindje po përkeqëson shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e katërt 2018, shtesa natyrore e popullsisë, për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.089 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Elbasanit, me 273 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit, me 248 lindje më shumë se vdekje.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2018 regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër) ku vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, në të cilin numri i vdekjeve tejkalon me 154 numrin e lindjeve.

Qarku i Gjirokastrës ka rezultuar me vlerë negative të shtesës natyrore të popullsisë gjatë gjithë vitit, ku numri i vdekjeve kalon me 217 numrin e lindjeve, për vitin 2018.

Ekspertët e demografisë e konsiderojnë alarmante rënien e numrit të lindjeve, pasi ky hendek nuk mund të rikuperohet, ndryshe nga emigracioni që shpresat për rikthim ekzistojnëgjithmonë.

Në botën e zhvilluar, një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare, sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist, me emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit, deri në vitin 2100, të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht. Monitor

A0100D93 B5D6 4AB5 82CA EAA203DE6B23

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.