Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shqiptarët mundin Anglinë në Europian, por duke luajtur për Shpresat e Zvicrës

20:20 / March 25, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesja e Zvicrës vazhdon të tregojë se pa shqiptarët në përbërjen e saj, do ta kishte të vështirë të siguronte rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kjo, jo vetëm falë kontributit të emrave si Shaqiri, Xhaka, Mehmedi apo Behrami në ekipin e të rriturve, por edhe për atë që japin të rinjtë shqiptarë në ekipet e moshave.

Kështu, përfaqësuesja U21 e Zvicrës, sot ka nisur pjesëmarrjen e saj në fazën në grupe të Europianit të kësaj grupmoshe me një fitore të rëndësishme ndaj Anglisë, me shifrat 1-0. Një sukses, pjesë të cilit ishin edhe katër shqiptarë që veshin ngjyrat e Zvicrës në këtë turne.

Toni Domgjoni, Bastien Toma dhe Andi Zeqiri ishin të tre titullarë në sfidën e sotme përballë Anglisë, ndërsa në pjesën e dytë të lojës u aktivizua edhe Kastriot Imeri, duke shtuar praninë e lojtarëve me origjinë shqiptare në fushën e lojës.

Për tre emrat e parë prej vitesh, flitet për kalimin e tyre në radhët e Kosovës e për disa tentativa edhe nga Shqipëria për t’i bërë të veshin fanellën kuqezi, por ata për momentin kanë shfaqur interesim që të qëndrojnë te Zvicra, duke zgjedhur të përfaqësojnë helvetët në arenën ndërkombëtare. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.