Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë. Një vajzë ka aksidentuar me makinë një të re. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke marrë të aksidentuarën e cila ka marrë shumë lëndime.
Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferen dhe pritet që ta shoqërojnë në polici. Vajza e re, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur qante në mes të rrugës duke thënë: Çfarë bëra?



