Nga Kombinati ku firmosen 10 kontratat e porosive për familjet e para që do të marrin apartamentet e reja në lagjen e re në Kombinat, kryeministri Rama tha se qytetarët duhet të shikojnë interesat e tyre dhe kush u ka bërë punën: S’kemi dalë unë e Lali të kërkojmë nuse as të bëjmë krushqi as për të bërë noj kompeticion mode.
Edi Rama përmendi premtimin e Bashës për tramvajin që do kalonte nga Kombinati, dhe ironizoi opozitën:
Ësht turp të flasësh për ujin e pijshëm por kush e ka fajin? U mendua si do kanalizohej uji vetëm në puset e interesave vetjake dhe partiake, shumë e thjesht, si mund të jetosh në Tiranë dhe të mendosh se mund të votosh ata që e bënë Tiranën copash, për cilën arsye në botë? Se s’të pëlqen Rama? Punë e madhe, s’të pëlqen lali? Ça ka Lali? Lali është gjëja me e kollajshme, me telekomandë, i bie me sustë zhduket nga TV, s’e shef më fare. S’kemi dalë unë e Lali të kërkojmë nuse as të bëjmë krushqi as për të bërë noj kompeticion mode, s’të pëleqjne çitjanet e Ramës, ça problemi ka? Mos i vish lerja Ramës dhe hiqe nga ekrani, ama kur vjen puna për të zgjedhur kush bën punën, do zgjedhësh punën a gunën?
Imagjinoni që apartamentin tua ndërtojë Saliu, e mbani mend sa shtëpi e bagëti humbët me Saliun që nk di të bëjë një vizë të drejtë, apo Monika? Monika di të bëjë shumë shtëpia, ka bërë shumë por jo tuat ,sesi i ka bërë është histori tjetër, por harrojeni se do bëjë tuajat. Do ua bëjë Famtir Mediu që hodhi në erë kushedi sa shpia? Apo ‘Tym’ Idrizi? Apo Dulja dhe Xhaferri që përmirëson cilësinë e diellit?
