Rey Manaj zhbllokon ndeshjen kundër San Marinos, me një goditje të bukur me kokë brenda zonës.
Shqipëria dhe Kosova kanë zbritur në fushë. Kuqezinjtë përballen me San Marinon në transfertë dhe objektivi i vetëm janë tre pikët, pasi rivali përballë është modest.
Ndryshe është situata për Kosovën, që luan ndaj Spanjës në Sevilla. Dardanët u mposhtën para tre ditësh nga Suedia dhe normalisht edhe sonte për ta do të jetë mjaft e vështirë.
