Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotmë në Fier ku ka inspektuar nga afër punimet në sheshin kryesor të Roskovecit.
Rama ka parë nga afër punimet për goditën e re të Bashkisë, dhe teksa shoqëruesja i shpjegon historinë e një ndërtese, Rama i kthehet: “Mua më tregon ti, kujt ja tregon ti këtë”
“Këtë shesh s’e ka as Kuvendi Gramozit, më pëlqen shumë. Këtu besoj mbushet plot me të rinj,” tha Rama.
“E qave këtë Roskovecin, super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë,” shtoi kreu i qeverisë.
