Para nisjes së ndeshjes mes Bayern Munich dhe Laipzig ka ndodhur një incident jo i zakontë për botën e futbollit.
Arbitri dhe zyrtarët e ndeshjes gjatë kontrollit rutinë para nisjes së ndeshjes kanë vënë re që rrjeta e portës që do të mbrohej nga Manuel Neuer kishte rrjetën e çarë.
Kjo mund të rrezikonte që ndeshja të shtyhej, por portieri gjerman gjeti një zgjidhje të ‘jashtëzakonshme’ që shkaktoi të qeshura si tek arbitri por dhe tek pankinat e të dyja skuadrave.
Neuer me një peshqir arriti që lidhte rrjetën dhe ndeshja shkoi sipas parashikimeve. Në përfundim të sfidës së djeshme Bayern Munich arriti qëtë fitonte me rezultatin 1 me 0.
Manuel Neuer keeping clean sheets and fixing nets.
— ESPN FC (@ESPNFC) April 3, 2021
Find yourself a goalkeeper that can do both 👏 pic.twitter.com/CA5BmmOjzO