Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier komentoi edhe një herë grumbullimet e PD-së në kuadër të fushatës elektorale. Rama zbuloi se disa prej tyre fatkeqësisht janë infektuar.
Gjithashtu kryeministri i është përgjigjur edhe PD-së, duke thënë se nuk ka frikë nga grumbullimet që bën Basha, por ka frikë për shëndetin e qytetarëve.
“Bëjnë deklarata Edi Rama ka frik kur shikon këto shfaqe, që tregojnë se ka një uragan fitoreje. Unë kam frik, por për shëndetin e tyre. Disa prej tyre që i kanë prirë atyre grumbullimeve fatkeqësisht janë infektuar. Por dy e tre javë i duhen armikut të kap fytin dhe të të marrë frymën. Dhe uroj shumë me gjithë zemër që mos ndodhë me shumë prej atyre që shkojnë mbas berihajit. Frik tjetër nuk kam as unë dhe askush tjetër. Sepse e dimë shumë mirë se çfarë vjen,” tha Rama ndër të tjera.
