Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon skema: Mund të përfitojnë të papunët e dalë deri në 31 dhjetor 2020, në fuqi deri në fund të vitit

15:54 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papunesiaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programet e nxitjes së punësimit për personat e dalë të papunë si pasojë e COVID-19 do të zbatohen deri në datën 31 dhjetor 2021. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin e mëparshëm, duke përcaktuar për herë të parë afetet se deri kur do të jetë në zbatim skemat e mbështetjes, pasi deri më tani nuk kishte afate konkrete në këtë drejtim. Gjithashtu, sipas ndryshimeve qeveria ka përcaktuar se përfitues nga skemat e punësimit mund të jenë personat  të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 31 dhjetor 2020, nga 23 qershor 2020 që ishte deri më tani.

Ndërkaq, ndryshime janë bërë edhe në drejtim të kritetreve që duhet të plotësojnë punëdhënësit për të përfituar. Kështu, ata duhet të jenë personat fizikëapo juridikë të regjistruar, nga shoqëri tregtare që ishte në udhëzimin e mëparshëm. Për të ulur shifrat e papunësisë që prodhoi pandemia COVID-19, qeveria vuri në dispozicion tre programe punësimi, 4, 8 dhe 12-mujore më qëllim reduktimin e kostove të biznesit dhe nxitjen e tyre për të marrë staf të ri. Kështu, qeveria mori përsipër subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 100 për qind për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes, për të tre programet, ndërsa ofron edhe pagën minimale për dy programet e para.

Por, deri më tani këto paketa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndikuar në uljen e papunësisë në vend, pasi të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë treguan se shpenzimet nga buxheti i shtetit për pagesën e papunësisë u dyfishuan për 2- mujorin e parë të vitit 2021, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar humbjen e vendeve të punës përgjatë epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Ndërkohë që, sipas Institutit të Statsitikave, në fund të vitit 2020 numri i të punësuarve në vend ishte 1.23 mln, nga 1.27 mln që ishte në fund të vitit 2019, duke reflektuar një rritje me 40 mijë të numrit të të papunëve në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.