Elisa Spiropali, ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ka quajtur një grevë antiligjore aventureske atë të kontrollorëve të trafikut ajror e që përgjegjës janë presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha.
“Greva antiligjore aventureske e kontrollorëve të kontrolluar është dëshmia se ku mund të mbërrijë marrëzia e të marrëve nga dëshpërimi i humbjes dhe frika e ndëshkimit. Çetës qesharake me tre vetë, Luli Gjumi, Doktor Stalini, Met Molotovi, shumë shpejt populli shqiptar do t’i japë përgjigjen e merituar.Më 25 Prill Shqipëria çlirohet përfundimisht prej tyre. Fantazmat e së shkuarës nuk mund ta marrin peng të ardhmen”, shkruan ajo.
