Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bie poshtë “miti” mbi grupin e gjakut dhe ndikimin tek COVID-19, mjeku Alimehmeti nxjerr studimin e fundit: S’ka gjasa! Mos u shqetësoni…

23:22 / April 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Epidemiologu Ilir Alimehmeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit të bërë nga studiuesit e Universitetit të Utah dhe ata të Stanford, lidhur me mitin e ndikimi të grupit të gjakut mbi simptomat e koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se duhet të tregojnë kujdes por edhe të mos shqetësohen pasi grupi i gjakut nuk ka ndikim në infektim dhe as në pasoja. 

“Autorët dalin në përfundimin e mëposhtëm: Duke marrë parasysh kampionin e madh të studiuar, metodologjinë prospektive të studimit dhe rezultatet e forta nule, ne mendojmë se nuk ka gjasa që të ketë lidhje të rëndësishme ndërmjet SARS-CoV-2/COVID-19 me grupet e gjakut AB0. Grupet AB0 të gjakut nuk janë faktorë të lidhur me cënueshmërinë nga sëmundja ose rëndesën e saj qoftë në nivel individual, qoftë në nivel popullate. Pra, miqtë e mi, zbatoni masat, ruani veten, por të paktën mos u shqetësoni për grupin tuaj të gjakut!,”-shkruan ai. 

REAGIMI I PLOTË: 

Ajo çka mëson nga një jetë në shkencë është pafundësia e injorancës sonë.” Cit.: Dr. David Eagleman. Miqtë e mi, e mbani mend debatin mbi grupin e gjakut dhe COVID-19? Shumë persona u panikosën, pasi ishin me grup gjaku A pozitiv, megjithëse në praktikë klinike nuk po e vinim re një gjë të këtillë. Një studim i sapobotuar në JAMA (Journal of the American Medical Association) më 5 prill 2021 hodhi poshtë çdo hije dyshimi mbi këtë çështje. Studiuesit e Universitetit të Utah dhe Universitetit Stanford studiuan të dhëna nga një rrjet me: 24 spitale, dhe 215 klinika mjekësore, ku u trajtuan 107.796 persona me COVID-19 në total. Asnjë grup gjaku nuk kishte diferencë për sa i përket: infektimit nga SARS-CoV-2, shtrimit në spital me COVID-19, dhe shtrimit në terapi intensive. As në analizën e kufizuar vetëm për racën e bardhë nuk u gjet asnjë diferencë ndërmjet grupeve të ndryshme të gjakut. Autorët dalin në përfundimin e mëposhtëm: Duke marrë parasysh kampionin e madh të studiuar, metodologjinë prospektive të studimit dhe rezultatet e forta nule, ne mendojmë se nuk ka gjasa që të ketë lidhje të rëndësishme ndërmjet SARS-CoV-2/COVID-19 me grupet e gjakut AB0. Grupet AB0 të gjakut nuk janë faktorë të lidhur me cënueshmërinë nga sëmundja ose rëndesën e saj qoftë në nivel individual, qoftë në nivel popullate. Pra, miqtë e mi, zbatoni masat, ruani veten, por të paktën mos u shqetësoni për grupin tuaj të gjakut!

grupi i gjakut ndikimin studimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.