Një 57-vjeçar është goditur me thikë ditën e sotme në Gjirokastër, pas një sherri me fqinjin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, ku i plagosur ka mbetur I.Laçe, i cili u konfliktua për motive pronësie me 60-vjeçarin me inicialet I.R. që në sherr e sipër, e goditi atë më pas me thikë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur te mbijetoje. Ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
