Në PolitikOn kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Oriela Nebiaj u shpreh se padiskutim që PD i merr 18 deputetë në Tiranë dhe ajo do të jetë deputete në kuvendin e ardhshëm.
Nebiaj u shpreh se: “Padiskutim që PD i merr 18 deputetë në Tiranë dhe unë do të jem deputete në kuvendin e ardhshëm, jam e lumtur që qytetarët e Tiranë se kanë mirëpritur kandidaturën time. Unë nuk kam reshturi së trokituri në derë dhe kam takuar zotërinj të nderuar.
Ata janë shpresëplotë dhe dashamirës lidhur me mua që të më shohin në kuvend dhe kam besim te kjo. Besoj se këtë herë do të kemi një kuvend më të mirë.”