Kemi tre lloje përdoruesish të kompjuterit: ata që përdorin mausin, ata që përdorin tastierën, dhe ata që preferojnë të bisedojnë me Cortana-n ose Sirin. Pavarësisht kategorisë në të cilën bie ti, nuk mund ta mohosh dobinë e pafundtë të disa shortcut-eve apo trukeve që zbulojnë mundësitë e panjohura që kompjuteri yt ka pasur gjithmonë. Këto truke të zgjuara do përmirësojnë eksperiencën tënde të përditshme në kompjuter si dhe do të të japin një ndihmë të madhe në produktivitetin tënd.
Ja 10 truke kompjuterike që kemi mbledhur ne.
- CTRL + T hap një ‘tab’ të ri
Kur punon shumë në kompjuter dhe shfletuesi yt është mjeti kryesor, hapja e tabeve të reja është nje veprim që duhet ta bësh shumë herë gjatë ditës. Në vend se ta bësh manualisht me maus, thjesht mund të klikosh “ctrl” dhe shkronjën T, dhe një tab i ri do hapet. Nëse jë përdorues MacBook-u, prek “command” në vend të “ctrl”.
- Pyet Google për çdo problem para se të shkosh tek një ekspert PC-je
Shumica e problemeve IT janë probleme të thjeshta që mund të zgjidhen duke ndjekur disa hapa të thjeshta. Gjithsesi, shumica e njerëzve shkojnë tek një ekspert sa herë që hasin me ndonjë problem. Mos harroni që gjëja e parë që duhet të bëni është të pyetni Google për zgjidhjen e problemit, dhe të lexoni udhëzime nga forumi i Microsoft-it apo ndonjë burim tjetër i besueshëm. Me shumë gjasa do gjeni zgjidhjen e problemit dhe nuk do ju duhet të harxhoni para për një ekspert.
- Për konvertim monedhe, pyetni Google në vend se të përdorni një makinë llogaritëse
Kujt i duhet makina llogaritëse kur keni diçka kaq të vlefshme si Google? Nëse po udhëton jashtë kufinjve dhe doni të dini sa para do merrni pas këmbimit të monedhës, thjesht shkruajeni sasinë e parave dhe monedhën e shtetit ku do shkoni. Një “1000 lekë në euro” do ju tregojë sa para do humbisni nga këmbimi.
- Bateria e laptopit karikohet më shpejtë kur e vendosni në “airplane mode”
Kur laptopi yt është në ‘airplane mode’ do të thotë se shumë funksione, si Wi-Fi apo Bluetooth, janë të fikura. Kjo heq një barrë të madhe nga bateria e laptopit tënd dhe e lejon të karikohet shumë më shpejt se nëse është duke operuar normalisht. Prisni të shihni laptopin tuaj të karikuar totalisht 10-15 minuta më shpejt.
- Shkarkoni secilin imazh Google-i duke shtypur Alt dhe duke klikuar mbi imazh
Shumica e njerëzve klikojnë butonin e djathtë të mausit dhe opsionin “save” për të ruajtur një imazh, por ekziston një mënyrë shumë më e lehtë dhe e shpejtë për të ruajtur një foto në kompjuter. Mund të prekni “alt” dhe të klikoni mbi një imazh, dhe ai automatikisht do ruhet në folderin ‘Downloads’ të kompjuterit tuaj.
- Fshihni adresën IP në mënyrë që askush të mos shohë se çfarë po boni
Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të fshehësh IP-në tënde që lundrimi yt online të jetë i padukshëm. Së pari, duhet të shkarkosh një VPN të mirë në shfletuesin tënd në mënyrë që të ndryshojë vendndodhjen tënde reale. Më pas, mund të shkarkosh PeerBlock, e cila gjithashtu fsheh adresën tënde, dhe të jep aftësinë të bësh çfarë të duash, dhe askush nuk do ta dijë.
- Një desktop i pastër do të thotë një kompjuter më i shpejtë
Nëse keni probleme me shpejtësinë e kompjuterit tuaj, mund të ketë të bëjë me faktin që desktop-i juaj është plot me ikona. Në vend se të keni një folder për çdo të të mundshme në desktop, mund të krijoni vetëm një folder dhe të organizoni gjithçka aty. Më pas, futni gjithë aplikacionet në shiritin ‘task’ dhe do mbeteni me një desktop të zbrazët. Ky veprim do maksimizojë shpejtësinë e kompjuterit tuaj.
- Zbulo kush po të vjedh Wi-Fi-në
A nuk është e bezdisshme kur lidhja jote me internetin është e ngadaltë sepse dikush po përdor Wi-Finë tënd? Nëse nuk do ta ndryshosh password-in, dhe të kuptosh se kush është hajduti i Wi-Fisë tënd, atëherë mund të shkarkosh Who is on My Wi-Fi dhe t’i zbulosh.
- Mund të kthesh mbrapa dokumentet e fshira edhe nëse ke zbrazur shportën
Të fshish dokumente, të zbrazësh shportën dhe më pas të kuptosh që aksidentalisht ke fshirë diçka që të duhet është shumë bezdisëse. Çfarë mund të bësh është të shkarkosh aplikacionin Recuva, i cili të ndihmon të marrësh mbrapa dokumentet e fshira. Mund të zgjedhësh llojin e dokumentit që po kërkon dhe programi do e gjejë atë për ty.
- Nëse i dallon këto shenja, kompjuteri yt është hakuar
Miliona njerëz hakohen çdo ditë, dhe ti mund të jesh një prej tyre në një moment ose tjetrin. Të shohësh antivirus-in tënd të fikur është një prej shenjave të para serioze. Gjithashtu, kur tenton të logohesh në kompjuter dhe fjalëkalimi yt nuk funksionon, kjo është një shenjë tjetër që ka diçka që nuk shkon. Më në fund, shenja e fundit që kompjuteri është hakuar, është nëse kursori lëviz vetë.