Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Po vjen eTransport! Ja çfarë përfitojnë operatorët dhe udhëtarët e transportit ndërqytetas

10:27 / April 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e transport5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma elektronike eTransport, si një sistem menaxhimi operacional dhe financiar për transportin rrugor ndërqytetës të udhëtarëve, do të jetë e ardhmja digjitale e këtij sektori përmes fjalës së fundit të teknologjisë.

Për herë të parë në Shqipëri, ky projekt i nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetës, bazuar në praktikat më të mira evropiane.

Sipas statistikave, 93% e fluksit total të udhëtarëve në vit përdorin transportin rrugor ndërqytetës me autobus, duke përbërë fluksin më të madh të udhëtarëve pas transportit ajror, detar dhe hekurudhor. Platforma eTransport do të ofrohet falas për të gjithë aktorët e përfshirë në skemën e transportit ndërqytetës: 520 linja, 242 operatorë dhe 2,282 mjete.

Përfitimet e platformës eTransport janë të shumta si:
• Mundësi për blerjen e biletës së udhëtimit nga çdo individ, me ulësen e zgjedhur, në eTransport: online (përmes aplikacionit dhe faqes zyrtare); në autobus ose terminal; në agjencitë e udhëtimit.
• Krijimin e bazës elektronike të të dhënave të transportit ndërqytetas që përfshin linjat, oraret, shoqëritë e licencuara, mjetet e certifikuara, dokumentacionin, të dhënat e drejtuesve të mjeteve, terminalet, gjeo-orientimet dhe ndërlidhjet;
• Aplikimin online për licencimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve;
• Monitorimin në kohë reale të subjekteve që operojnë në transportin ndërqytetës në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë si frekuenca, oraret, itinerari, stacionet, tarifat, paketat sociale, personeli e mjetet;
• Monitorimin në kohë reale të lëvizjeve të flotës së mjeteve të shoqërive, nëpërmjet gjeolokalizimit dhe pajisjeve të instaluara në çdo mjet;
• Gjenerimin e një sistemi pikëzimi të shoqërive të transportit në lidhje me respektimin e kushteve të përcaktuara në licencë, cilësinë e shërbimit, vlerësimin nga pasagjeri dhe rregullsinë e operimit;
• Ofrimin e lehtësirave për shtresat në nevojë, të parashikuara me ligje të veçanta, siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me statusin e të verbërit, studentët, duke garantuar verifikim digjital;
• Mundësinë e aksesit nga udhëtarët dhe turistët e huaj nëpërmjet web-it/app-it dhe pajisjeve elektronike robotike për biletimin, linjat, oraret, si dhe mundësi ndërveprimi me tërë rrjetin e shërbimeve të tjera të transportit lokal e rajonal.

Krahas fiskalizimit, formalizimit të tregut, modernizimit logjistik, mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës së plotë, platforma eTransport do të përmirësojë ndjeshëm eksperiencën e të udhëtuarit në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

20:36 / June 26, 2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:55 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.