Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Na ka emocionuar të gjithëve me rolet e saj, ndahet parakohe nga jeta aktorja e njohur

10:10 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 607a966f2cce1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e kinematografisë. Ka ndërruar jetë në moshë 52-vjeçare, aktorja Helen McCrory e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filma të “Harry Potter”.

Aktorja e njohur u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje tumoriale. Lajmin e hidhur e dha bashkëshorti i saj, Damian Lewis. Ai ka treguar se McCrory është ndarë nga jeta paqësisht në shtëpi pas një beteje heroike me kancerin.

“Ajo vdiq, ndërsa jetoi. Pa frikë. Zot ne e duam atë dhe e dimë se sa me fat jemi që e patëm në jetën tonë. Ajo shkëlqente kaq shumë. Shko tani vogëlushe në ajër dhe faleminderit”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Pas këtij lajmi të trishtë reagoi edhe autorja e Harry Potter, J. K. Rowling, përmes në postimi në rrjete sociale. Ajo u shpreh e trishtuar për ndarjen nga jeta të McCrory, duke theksuar se ajo ishte një aktore e jashtëzakonshme dhe një grua e mrekullueshme, që fatkeqësisht u largua shumë shpejt.

Ndërsa krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, shkroi në një postim: “Helen ishte një aktore e madhe e brezit të saj. Ajo ishte shumë e fuqishme dhe e kontrolluar dhe kjo është shumë e trishtueshme”.

McCrory ishte një nga aktoret më të respektuara dhe la gjurmë duke luajtur rolet e grave të vështira dhe ndonjëherë të frikshme. Ajo pati një rol të rëndësishme në “Peaky Blinders” dhe atë të aleates mashtruese të Voldemort, Narciss Malfoy në filmat e “Harry Potter”. Aktorja la pas 2 fëmijë, 14 dhe 13 vjeç, që kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me Damian Lewis.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.