Gjatë ceremonisë mortore të princ Philip teksa familjarët po hynin në kishë, njëri nga ushtarët i cili qëndronte në mes të dhjetra ushtarëve të tjerë ra përdhe.
Ai po qëndronte në oborrin e kishës në diell, me armën e tij në dorë kur befasisht u rrëzua. Fytyra e tij ishte zverdhur dhe mbuluar nga djersët.
Shkaku i rrëzimit të ushtarit mund të ketë qenë nga rrezet e forta të diellit si dhe gjendja e tij e zymtë pas humbjes së Dukës sipas mediave.
Ushtarët në varrimin e Princ Philip janë anëtarë të ushtrisë, të zgjedhur posaçërisht nga karriera e gjatë e Dukës me shërbime të armatosura.