Policia e Dibrës bën të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 10-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Bulqizës dhe mësohet se shoferi ishte i dehur në timon. Sakaq, 57-vjeçaria me të cilën ishte e shoqëruar e mitura ndodhet në spital.
“Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe”, thotë policia.
