Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetë të LSI drejt maxhorancës? Kryemadhi: Kush do të përfundojë në kazan të plehrave le ta provojë”

14:19 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat në selinë blu tha se sot opozita dhe deputetët e janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, që sipas saj është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

“Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.
Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara”, tha ajo.

E pyetur nëse ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç Lefter Kokës në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës, Kryemadhi tha: Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.