Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SPAK nis verifikimet për audiopërgjimin e Lames

19:34 / April 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK tha të martën se do të verifikojë një audiopërgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër.

Në audiopërgjim, Lame përmend edhe një takim me kryeministrin, ndërsa lë të kuptohet se vetëm 60 mijë legalizime mund të bëhen, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë objektesh janë të pabëshme.

“…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale, që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte, të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po i the që nuk të bëhet ia hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër…,” dëgjohet të thotë Lame.

“…logjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur, sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me rradhë,” sugjeron ai si përgjigje për qytetarët.

Nga audiopërgjimi nuk është e qartë se cilët janë personat konkretë të cilëve u drejtohet Lame, ku është realizuar takimi dhe data e regjistrimit. Megjithatë, audiopërgjimi është një tjetër shembull i përdorimit të administratës publike dhe i procesit të legalizimit për qëllime elektorale.

I pyetur nga BIRN nëse kishte nisur ndonjë hetim apo verifikim, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe se nuk kishte ndonjë kallëzim për këtë audiopërgjim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.