Identifikohen 4 personat e plagosur në përplasjen me armë sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 maj’.
Bëhet fjalë për efektiven e policisë, Xhensila Sota, 27 vjeçe, Emiljano Prenga, 39 vjeç dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinakun, 32 vjeç, (Dhendri i viktimës) si dhe Pavlo Vuksanin, 50 vjeç.
Personat e plagosur janë aktualisht të shtruar në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre është në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanËeb’ se personi që është më rëndë është dhëndri i viktimës.