Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dinamo zyrtarizon ndryshimet, vijnë zv/presidenti i Teutës dhe ish-donatori i Tiranës

20:36 / April 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
176495151 10165225336275416 893636256471116769 n e1619460571421
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Dinamos projektohet për pjesëmarrjen në Superiore në vitin e ardhshëm, me ndryshime të rëndësishme në drejtimin e saj. Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, blutë kryeqytetas kanë bërë të ditur se klubi do të ristrukturohet në sferat drejtuese, me emra të njohur që afrohen si drejtues dhe investitorë.

Italiani Marko Pontreli nuk do të jetë më president i klubit, por pjesë e investitorëve që do të marrin përsipër financat e skuadrës. Përkrah tij do të jenë edhe Olger Prifti dhe Gurten Papuli, me këtë të fundit që është djali i ish-donatorit të Tiranës, Agron Papuli, njëkohësisht dhëndrri i ish-presidentit të nderit të bardhebluve, Bamir Topi.

 Ndërkohë, president i klubit është një person i cili së fundmi ka dhënë kontributin e tij në një klub të Superiores. Ardian Bardhi, nga zëvendëspresident i klubit të Teutës, do të jetë presidenti i ri i bluve, duke ndryshuar për të qenë ai personi me fuqi të plota vendimmarrje në klubin i cili pritet të jetë protagonist në edicionin e ardhshëm në Superiore.

POSTIMI

“Projekti Dinamo ka marrë një udhë të re, të sigurt dhe me një projeksion suksesi për ta rikthyer një ndër skuadrat më të titulluara në vend me 18 kampionate të fituar në elitën e futbollit shqiptar.

Ardian Bardhi do jetë presidenti i ri, teksa në grupin e investimit do jenë njëherazi Gurten Papuli, Olger Prifti dhe Marko Pontreli.

Bashkimi i investitorëve të rinj e falënderon Pontrelin për atë çka ka bërë deri tani me Dinamon në Kategorinë e Parë teksa të gjithë janë të bindur që tani e tutje përveç forcimit të aspektit financiar klubi do ketë një progres në organizim, menaxhim dhe infrastrukturë.

Bardhi ka përvojë në futboll si zv.President tek klubi i Teutës dhe është një vlerë e shtuar për Dinamon. Eksperienca e tij e fituar në futboll do ta ndihmojë Dinamon të ngjitet në majat më të larta, teksa Papuli dhe Prifti përveç resurseve financiare kanë dëshirën, vullnetin dhe vizionin për të ndërtuar një kompani sportive model.

Objektivi parësor është ngjitja në Superiore por nuk do ndalemi me kaq pasi do të kujdesemi të ruajmë traditë dhe vlerat e këtij klubi, që ndër dekada ka fituar simpatinë e të gjithë publikut për sjelljen brenda dhe jashtë fushës.

Ne do të ofrojmë 24 orë të ditës sonë, buxhetin dhe një staf profesional për të qenë sërish, jo më vetëm një nëndetëse, por një anije e fortë, e shtruar dhe pa ndalesa.

Ndaj kemi nevojë për të gjithë për ta ribërë atë që ka qenë”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.