Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Milani pranë rekordit të padëshiruar, mund të hyjë në histori si “kampioni” më dështak

23:15 / April 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
milani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milani i Stefano Piolit për shumë muaj bëri tifozët kuqezinj që të ëndërronin se më në fund kishte ardhur koha e tyre të gëzonin. Por në dy muajt e fundit, thuajse gjithçka po shpërbëhet në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra që argëtontëe me lojën e saj e merrte rezultate, duket sikur nuk ekziston më dhe nuk ka as forcën fizike për të përballuar kundërshtarët pikërisht në momentin vendimtar të sezonit.

Milani që ishte kryesues, tani po lufton për të qenë në zonën Champions dhe mes atyre që konkurrojnë për një vend të tillë, duket si ekipi në formën më të keqe. Pasi vendosën disa rekorde në pjesën e sezonit kur dominonin, Ibra & Co. mund të regjistrojnë një shumë të padëshiruar.

Që nga sezoni 1995-1996, kur u vendos rregulli i tre pikëve për fitore, kush ka mbyllur fazën e parë në vendin e parë ne renditje, ka mbërritur në fund minimumi në vendin e tretë, në mbyllje të edicionit. Në fakt, pjesën më të madhe të kohës skuadrat kanë dalë kampione apo nënkampione dhe vetëm Fiorentina e Trapatonit 1998-99 dhe Milani i Ançelotit në 2002-03, dolën të tretët.

Ndërsa Milani, nëse kampionati mbyllet me situatën aktuale, do ta shihte veten në vendin e 5-të, jashtë Ligës ëë Kampioneve që është objektivi kryesor sezonal, e sigurisht me një rekord të ri negativ për “kampionin e dimrit”. Për Milanin sigurisht që do të ishte një dështim kolosal, sidomos po të mendosh se në 17 sezonet e fundit, skuadra që ka qenë “kampione dimri” ka fituar 15 herë titullin kampion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.