Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Siguria ushqimore/ Nis fushata ndërgjegjësuese “Mëso të lexosh ushqimin tënd”

11:00 / May 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
market 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga sot, 1 maj 2021, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Projektit për Sigurinë Ushqimore nisin një fushatë ndërgjegjësuese për konsumatorin me sloganin: “Mëso të Lexosh Ushqimin Tënd”.
Etiketat ushqimore janë një mjet shumë i rëndësishëm për informimin e konsumatorëve. Kjo fushatë ka në fokus nxitjen e konsumatorëve për të lexuar etiketat përpara se të blejnë produktet ushqimore të paketura.

Tashmë vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 434 datë 11.7.2018 ‘Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit’ është në fuqi dhe është përafruar me Ligjin e Bashkimit Europian për sigurimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE 1169/2011).

“Ky është një lajm shumë i mirë për konsumatorët shqiptarë, pasi shumë detaje të reja dhe të rëndësishme, të tilla si: informacioni për alergjenët duhet të paraqiten në shqip në etiketën e produkteve. Gjithashtu, ky vendim ve nën përgjegjësi operatorët e biznesit ushqimor që informacioni në etiketat ushqimore të jetë i saktë, i qartë, i thjeshtë për t’u kuptuar dhe jo çorientues”, thekson AKU.

Sipas AKU, për një shpërndarje sa më të gjerë të mesazhit “Mëso të Lexosh Ushqimin Tënd”, kjo fushatë do të transmetohet në kanalet kryesore të televizioneve shqiptare si edhe në rrjetet mediatike sociale të institucioneve partnere.
Fushata do të përfshijë një partneritet edhe më të gjerë me rrjetet e mirënjohura të supermarketeve shqiptare, përmes afishimit të posterave, me informacion të detajuar për t’i dhënë konsumatorëve informacionin e duhur mbi elementët kryesorë të etiketave, duke i ndihmuar ata të bëjnë zgjedhjet e duhura të produkteve ushqimore.
Me financimin e Bashkimit Europian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.