Në një video të publikuara në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë virale në rrjetet sociale, ku mediat shkruajnë për një arrestim të konkurrentit të ‘Përputhen’, Princ Mile. Nga pamjet shikohet teksa shoqërohet nga efektivët për në komisariat Princi dhe disa persona të tjerë.
Por vetëm një orë më parë, Princi ka publikuar një video nga ambjentet e “Top Channel” ku duket se është gati për xhirim bashkë me konkurrentët e tjerë, por nuk ka thënë asgjë në lidhje me videon virale.


