Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“PD ka vjedhur votat e mia”, aleati shpërthen ndaj Bashës dhe tregon gabimin që iu kushtoi rëndë

14:32 / May 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60913b3f3e92f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka shpërthyer ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës me të cilin kishte bërë aleancë.

Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja.

“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja”, tha Ndoka.

Ai ka pasur kritika të ashpra për Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që Basha të rritje.

“Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve”, tha Ndoka për Report Tv.

Nisur nga kjo, ai thotë se shtator-tetori do jetë koha kur do të vendoset për lidershipin brenda PD-së, por edhe partive të vogla aleate.

“Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera”, tha Ndoka.Ai listoi edhe disa nga arsyet që sipas tij sollën në humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Provat për shitjen e votave janë të dokumentuara duhet kohë, ka pasur edhe komisionerë të shitur dhe nga ana e opozitës çka ka ndikuar në rezultat dhe unë kam vërejtje në këtë drejtim, është një domosdoshmëri për të nxjerrë të gjithë elementët e manipulimit. Një nga gafat e opozitës që nuk mbajti një qëndrim të fortë për manipulimin e rezultatit. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeministër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi pritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramës. Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i çakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi”,- tha Ndoka.

Më tej, ai u shpreh se nuk ka pasur dijeni se Partia Demokratike kishte angazhuar një grup të armatosur për fushatën zgjedhore.

“Në kushte e një vendi normal me zgjedhje normale, Basha duhej të largohej, por zgjedhjet janë vjedhur. Ne shkuam si cjapi te kasapi, Basha nuk mendoi si një kryeministër hajdut. Basha mori masat që mund të arrë një parti politike, unë nuk kam qenë dakord me ato grupe që u ngritën për mbrojtjen e votës. Nuk kam pasur një informacion i tillë, PD funksionoi si një institucion i vetëm. Unë kam dhënë se në Shkodër votat janë blerë nga Tom Doshi dhe Basha nuk mori masat”,- tha Ndoka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.