Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kontratë “speciale” për Murinjon te Roma, do ia paguajë rrogën edhe Totenhemi

22:27 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murinjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i Romës duke filluar nga vera e këtij viti dhe ky ka qenë padyshim lajmi i ditës në Itali, ku portugezi kthehet për herë të parë që pas fitores historike të Triplete me Interin. Trajneri do të provojë të bëhet edhe një herë protagonist në Itali këtë herë në pankinën e verdhekuqve, të cilët për ta bindur kanë bërë sakrifica të rëndësishme ekonomike.

Për Murinjon do të jetë një kontratë trevjeçare si një nga teknikët më të paguar në botë. Përllogaritet që rroga bazë e Murinjos të jetë 7 milionë euro në vit, por do të ketë bonuse të rëndësishme gjatë të gjithë kohëzgjatjes së saj. Bonusin më të rëndësishëm, ai do ta përfitojë nga Totenhemi.

Sipas “Sky Sport”, trajneri do të vazhdojë të paguhet nga klubi anglez në vitin e tij të parë te Roma. Murinjo duhej të vazhdonte edhe për dy vite të Totenhem par se të shkarkohej nga detyra dhe ai ka gjetur një akord që të përfitojë një pjesë të rrogës edhe ndërsa drejton Romën. Kështu në vitin e tij të parë në Itali, ai do të përfitojë 7 milionë euro nga Roma dhe 9 milionë euro nga Totenhemi. Ndërkohë në vitet e tjera do të ketë bonuse të rëndësishme përveç rrogës që do të përfitojë nga Roma.

Sa i përket merkatos, në klub do të nisin punën për të afruar një portier, një qendërsulmues dhe një mbrojtës qendre, që të shtojë rivalitetin në këtë repart ku është pjesë edhe Marash Kumbulla.

kontrate Murinjo roma rrogen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.