Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Guljelm Radoja nuk vdiq nga ataku, por nga …”, regjisori i njohur prek me mesazhin për aktorin e madh

10:05 / May 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 3a6a7a129ebf8ce17f0d02c70e71011d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja ka prekur jo pak artin shqiptar, por edhe më gjerë. Në një lidhje telefonike për “News24”, artisti i merituar, regjisori Mevlan Shanaj, tha se ndarja nga jeta e Radojës ishte një lajm tronditës.

Në mesazhin e tij prekës, Shanaj u shpreh se Radoja nuk vdiq nga ataku kardiak, por nga pakujdesia, pasi nuk iu dha ndihma e specializuar, edhe pse është një aset kombëtar.“Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton Radojën, e ka parasysh imazhin e njeriut të shkëlqyer. Ai nuk vdiq nga një atak kardiak, por nga një pakujdesi. Le të flasë çdo mjek në botë, ka mbi një muaj që është në gjendje të rëndë. Si e lanë Guljelmin për një muaj në këtë gjendje?! Patjetër që duhej të tregohej një ndihmë e specializuar më e madhe. Tani që na iku mund të flasim të gjithë, por e vërteta është se ka ikur një vlerë kombëtare, një njeri që nuk harrohet dot. Vepra e tij është madhore.

Unë njihem shumë herët me të, në vitin 1961 e mbaj mend ishim me shkollat pranë. Ai ishte i spikatur si djalosh, ku këndonte. Ky njeri gazmor, i dhënë i shoqërisë, ky është imazhi im për Guljelmin. Ai ka lëvizur, se ashtu i shkoi jeta, por nuk ka njeri që nuk e mban simbolin e tij si të dashuruar me biçikletën, me sportin, njeri i pashembullt, i jashtëzakonshëm.

Këtë vit jemi çoroditur ne, nuk po dimë kë kemi parë e kë jo. Por, kjo është një goditje, një mik i dytë që ikën nga kjo sëmundje e tmerrshme. Ai vuajti me këtë sëmundje, nuk e meritonte. Djali e vajza i erdhën nga jashtë dhe patëm shpresë. Sikur u krijua një përshtypje që ai do ja hidhte, por ja që s’paska qenë e shkruar”, u shpreh Shanaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.