Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Toleroi me heshtje e dënime qesharake dhunën në Superiore, FSHF reagon për ngjarjen në Cërrik

20:52 / May 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1602077900 fshflogostandartizim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federatës Shqiptare të Futbollit i del gjumi! Institucioni i futbollit, pasi ka qepur gojën e nuk ka guxuar as të bëjë një reagim sa për sy e faqe për ngjarjet e dhunës në Kategorinë Superiore, e aq më tepër të dënojë dhunuesit në mënyrën e përshtatshme, sot është zgjuar për një ngjarje të Kategorisë së Dytë.

Sfida është ndërprerë pas goditjes së një gjyqtari në ndeshjen Sopoti-Mirdita që po luhej në Cërrik, incident që ka sjellë ndërprerjen e takimit. Ky ishte momenti ideal që institucioni i futbollit të bënte propagandën e zakonshme se është i shqetësuar e po lufton dhunën në futbollin e vendit tonë e që padyshim do të shoqërohet me një masë shembullore për klubin e Kategorisë së Dytë.

Kjo është një tjetër mënyrë për të bërë propagandë me ndeshjet e kategorive të ulëta, teksa nuk guxon të marrë asnjë masë për ngjarjet që ndodhin gjithmonë e më shpesh në ndeshjet e  elitës që shfaqen në TV çdo javë e janë të dukshme për të gjithë për t’u parë. Rritja e rasteve dhe përshkallëzimi i tyre, është padyshim edhe gjumi i deritanishëm i FSHF-së, që ka lejuar fajtorët t’ia hedhin pa u lagur, e tashmë këto pasoja po i vuan i gjithë futbolli shqiptar.    

REAGIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.

Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.

I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll. 

denime FSHF qesharake toleroi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Shqipëri-Finlandë, interesim i lartë për bileta

16:41 / October 10, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.