Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Babai i Guardiolës: Shpresoj të kthehet te Barça, jo të drejtojë Spanjën. Ai e vë Mesin përpara të tjerëve

23:49 / May 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valenti guardiola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valenti Guardiola, babai i Pep Guardiolës, uron që i biri të kthehet përsëri një ditë në drejtimin e Barcelonës. Në një emision radiofonik ai ka folur për trajnerin aktual të Mançester Sitit dhe dëshirën që ka ta shohë përsëri në Katalonjë, ndërsa ka zbuluar ëndrrën e tij që të shihte në finale Sitin kundër Realit pasi mendonte se ashtu suksesi do të kishte më shumë shije.

“Në Kombëtare? Jo, unë nuk jam askush që të them se çfarë duhet të bëjë, pasi do të mbushë 50 vjeç dhe e di më mirë se çfarë duhet të bëjë e çfarë jo. Por mund të them se unë nuk do të dëshiroja qai të drejtojë Spanjën, mendoj se jo. Të kthehet te Barcelona si trajner apo si këshilltar, këtë nuk e hedh poshtë, por kam dyshime për Spanjën.

Do të ishte një kënaqësi e madhe që të fitonte këtë Ligë Kampionesh dhe do të më kishte pëlqyer që finalja të kishte qenë kundër Real Madrid. Ta shihnim pastaj nëse mund të mposhte Realin. Kisha shpresa se Mançesteri mund ta mposhte.

Mesi? Ai është një numër më vete. Mendoj se nuk ka klub në botë i cili nuk do ta dëshironte. Kam parë Mesin të luajë për herë të parë kur ishte 12 apo 13 vjeç dhe mbeta i mrekulluar kur e pashë te Barcelona B. Ka pak të tjerë që i afrohen Mesit. Mendoj se Pep nuk do t’i vinte aspak keq ta kishte te Mançester Siti. Djali im e ka vendosur gjithmonë Mesin para të tjerëve, por sot ai gjendet te Barcelona dhe Pep e mban në zemër Barçën e nuk do të dëshironte kurrë ta dëmtonte”, tha babai i trajnerit.

Babai drejtoje guardioles mesin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Avokati: Ish-presidenti do marrë pjesë në varrim

12:40 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.