Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dorëheqja e Bashës? Sekretari për çështjet zgjedhore në PD tregon çfarë pritet në ditët në vijim

11:13 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka reaguar për situatën aktuale dhe politike në vend.

“Reflektimi në PD është i domosdoshëm, por kjo duhet të vijë pas zbardhjes së procesit zgjedhor”, kështu u shpreh kur u pyet për zërat që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit demokrat Lulzim Basha.

“Ka zëra që kërkojnë marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e kryetarit, jo një grup, por figura që janë të spikatura me histori brenda PD me arsyet e veta. Është gjë e mirë reflektimi dhe shikimi e kthimi i syve te vetja në atë që ku kemi gabuar. Është e dobishme dhe e domosdoshme, por kjo duhet të vijë me përfundimin e fazës ku jemi përqendruar te zbardhja e errët e këtij momenti zgjedhor”.

Sipas tij analiza e reflektimit në PD duhet të nisë nga kryetari dhe deri tek anëtari i thjeshtë i partisë, pasi është domosdoshmëri për t’u përgatitur për garën e ardhshme zgjedhore.

“Unë besoj se edhe më përpara do të hapet faza e reflektimit në PD duke filluar nga unë i pari. PD i duhet një reflektim dhe analizë e thellë dhe të gjithë përgjegjësitë që demokratët duhet të ndajnë. Gara për kryetar është e natyrshme, mandatit të kryetarit po i vjen fundi. Besoj që nuk duhet të jetë në qëllim në vetvete, por pasojë e një reflektimi të brendshëm duke filluar nga kryetari deri te anëtari më i thjeshtë. Procesi i reflektimit brenda partisë dhe nxjerrjes së përgjegjësive konkrete është po aq i rëndësishëm sa ekspozimi i shkeljeve të rënda të procesit zgjedhor për PD, e cila duhet të përgatitet për një garë të ardhshme zgjedhore”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.