Juventus vazhdon të mbetet një nga tre klubet që ende nuk është tërhequr nga ideja për të realizuar Superligën e Europës. Së bashku me Realin dhe Barcelonën, e shohin kompeticionin e ri si një mundësi të artë për të rritur anën financiare.
Por, bardhezinjtë kanë marrë së fundmi një kërcënim të hapur nga presidenti i Federatës së Italisë, Gabriele Gravina. Ky i fundit thekson se nëse torinezët nuk do të kenë dalë zyrtarisht nga Superliga para se të nisë kampionati i ardhshëm i Serisë A, atëherë do të përjashtohen.
Kjo për arsye se duke kundërshtuar hapur UEFA-n, Juventus do të prishte imazhin e Italisë. Në këtë formë, nuk do t’i shpëtonin këtij vendimi ekstrem. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrin te Juventus duke pasur parasysh se Andrea Anjeli nuk tërhiqet lehtësisht.
