Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Infermieri i spitalit Infektiv tregon momentin e dhimbshëm kur humbi shokun e ngushtë nga virusi

14:37 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 609bc07c181bb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesë e emisionit ‘Historia ime’ ishte sot infermieri 36-vjeçar Danjeli i cili punon në spitalin COVID 1.

Ai punon prej 13 vitesh si infermier dhe ka treguar si është një ditë pune në këtë spital dhe se si ka arritur të përballojë një vit kaq të vështirë me pandeminë.

Danieli ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë që ka përjetuar në spital, ku humbi shokun e tij më të mirë prej 15 vitesh nga Covidi.

Danieli: Ky vit ka qenë shumë i vështirë si për stafin e mjekëve dhe të infermierëve sepse nuk e dinim se çfarë ishte Covidi dhe shumë njerëz thoshin si do shkoni ju për të punuar atje.

Gazetarja: Momenti më i vështirë cili ka qenë?

Danieli: Unë këtu në pavjon kam pasur një shok prej 15 vitesh të shtruar dhe ai nuk ia arriti t’ja dalë. Ajo ka qenë vështirësia ime më e madhe.

Gazetarja: I ke shërbyer ti?

Danieli: Po, kam qenë unë që i kam shërbyer deri në momentin e fundit por ai nuk ia doli. Ky ka qenë rasti më i vështirë për mua gjatë periudhës së Covidit.

Gazetarja: Frika më e madhe cila ka qenë?

Danieli: Ne shkonim nga puna në shtëpi, familjarët normalisht, unë kam dy fëmijë të vegjël, nusja, babi. E kishim të vështirë, por ishim të detyruar të vazhdonim punën dhe kryesorja ishte puna që kemi zgjedhur.

Gazetarja: Çfarë mësoi Danjeli nga ky vit?

Danieli: Kemi parë situata shumë të vështira, gjëra që nuk i kishim parë ndonjëherë në këto vite pune. Pacientët nuk shikonin familjarët e tyre me sy. Qëndronte 1 javë, 2 javë i shtruar dhe nuk arrinte dot të të fliste me familjarët dhe ne bëheshim dhe familjare dhe personel mjekësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.