Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dita Botërore e Infermierëve, Manastirliu: Angazhimi juaj me vaksinimin, një punë e madhe në dobi të shëndetit

15:53 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu me infermieret 676x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Infermierëve, ka falenderuar infermierët dhe vaksinatorët, duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e palodhur në këto muaj të pandemisë.

“Angazhimi juaj në këtë fushatë të vaksinimit masiv, përpos gjithë punës që ju bëni në qendrat shëndetësore, është me të vërtetë një punë e madhe, e rëndësishme në dobi të shëndetit të popullatës. Ndaj unë sot kam kënaqësinë të jem këtu mes jush dhe nëpërmjet jush, dua të falenderoj të gjithë vaksinatorët tanë, kudo në sistemin tonë shëndetësor, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit të përqendruar për punën e madhe dhe gjithë sakrificën që ju keni bërë ditëve të javës, pasditeve, ditëve të shtuna, ditëve të diela, për të mundësuar një vaksinim me ritme të larta të popullatës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se ritmet e vaksinimit do vijojnë të shtohen dhe fasha e moshës do të ulet sërisht.
“Në këto momente, duke qenë dhe përpara sezonit të turizmit, ne do të përpiqemi që, me sasitë e disponueshme të vaksinave që kemi dhe atyre që presim që të na vijnë, të ecim sa më shpejt me ritme të larta për procesin e madh të vaksinimit, i cili do të vijojë edhe me grupe të tjera, sipas planit të vaksinimit të kombinuar. Pra me grupe të tjera të riskuara në shërbimet kritike, por edhe duke ulur fashën e grupmoshës”, deklaroi Manastirliu.

Duke vlerësuar procesin e vaksinimit me ritme të larta, Manastirliu ka bërë me dije se deri tani janë kryer mbi 622 mijë vaksinime antiCOVID, mes të cilëve 180 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.
Më herët, Ministrja Manastirliu vizitoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vlerësoi punën e stafeve infermierore në këtë qendër terciare dhe në të gjithë Shqipërinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.