Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mjeku i QSUT: Covid-19 prek sistemin nervor, disa si humbja e shijes dhe nuhatjes mund të jenë të përhershme! Ja kura më e mirë

16:12 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas infektimit me Covid-19, pjesa më e madhe e pacientëve të prekur ankohen se kanë humbur shijen dhe nuhatje, simptoma këto që iu faturuan virusit, që në fillim të pandemisë.

Sipas ekspertëve, dy simptomat më të dukshme lidhen direkt me prekjen nga virusi të sistemit qendror nervor, me një shtrirje në kohë që shkon nga disa javë në 6 muaj, por ka edhe raste të studiuara, ku pacientë të shëruar nuk i janë rikthyer normalitetit edhe një vit pas infektimit.

Doktor Altin Kuqo, mjek neurolog në QSUT, thotë se dy simptomat, për të cilat ankohen më shumë qytetarët, janë bazike, pasi dëmtimet e shkaktuara nga Covid-19 në tru kanë qenë shumë më tepër komplekse.

Mjeku thotë se shkenca nuk ka dalë ende në përfundime për demet afatgjata post Covid, porse ka dyshime se një pjesë e dëmtimeve të trurit mund të jenë të parikthyeshme.

Por a është virusi Covid-19 shkaku i dëmtimit të kujtesës afatshkurtër, një tjetër shqetësim madhor post Covid?

Mjeku thotë se ndikimi i virusit në tru është njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër ka lidhje me stresin dhe panikun e shkaktuar që në nisje të pandemisë.

Sipas mjekut, kura më e mira është shkëputja nga realiteti i përditshëm për një periudhë kohe dhe relaksimi i trurit dhe i trupit në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër.

mjeku QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Avokati i Popullit viziton në QSUT punonjësit e Policisë të lënduar gjatë protestës para Parlamentit

22:39 / June 30, 2026

I dënuar për ‘vrasje me dashje’, ndërron jetë në QSUT 73-vjeçari i transferuar nga burgu i Lezhës

21:27 / May 25, 2026

Mjeku i arrestuar për ngacmim seksual përfundon në spital

13:04 / May 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.